Monday, June 17, 2024
Home Kronika Itali, shqiptari kapet me kokainë në sediljen e makinës

Itali, shqiptari kapet me kokainë në sediljen e makinës

0
996

Një 36-vjeçar shqiptar u kap nga policia italiane në Ragusa pasi në makinën e tij iu gjet 11 gram kokainë.

Nuk bëhet i ditur identieti i shqiptarit, por mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte duke ecur me shpejtësi me makinë. Raportohet se shqiptari ka shfaqur shenja nervozizmi në momentin kur po kontrollohej nga policia.

Gjatë kontrollit policia i gjeti në sediljen e makinës sasinë e kokainës.

Shqiptari u vu në arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here