Monday, June 17, 2024
Home Kronika Atentati me tritoj ndal Lulzim Kullës, tre autorët në gjykatën e Shkodrës,...

Atentati me tritoj ndal Lulzim Kullës, tre autorët në gjykatën e Shkodrës, jepet masa e sigurisë

0
1459
Në Gjykatën e Shkodrës pritet të jepet masa e sigurisë per tre nga kater personat e arrestuar nën dyshimin e atentatit ndaj shtetasit Lulzim Kulla, ndaj të cilit u vendos një sasi prej 400 gram tritol.

Autorët e atentatit u kapën pak ditë më parë, pas një aksioni të gjerë të Policisë së Shkodrës dhe Elbasanit.

Shtetasit Endri Çopja, Alger Lulaj dhe Serxho Teta janë shoqëruar sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Atentati shkaktoi plagosjen e 8 personave, midis te cileve Lulzim Kulla, i cili mbeti i plagosur rende.

Ngjarja ndodhi më 13 janar të këtij viti në mes të ditës në një zonat më të populluara të qytetit verior, ndërsa lënda eksplozive shpërtheu teksa Kulla tentonte të hipte në makinën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here