Vazhdon gjendja konfuze për ndihmën ekonomike, Qytetaret: Duam te dimë pse jemi përjashtuar nga skema ! 

0
755

Konfuzioni i krijuar nga skema e re e përcaktimit te familjeve qe plotësojnë kriteret për ndihmën ekonomike, edhe ditën e enjte është pasuar me dhjetëra qytetare tek Drejtoria e Shërbimit Social, Shkoder. Ata ishin nga rajone te qytetit dhe nga njësite administrative te bashkisë Shkoder dhe Vau Dejës, ku kërkonin te dinin se cilat janë arsyet e përjashtimit nga skema e ndihmës ekonomike. Pasi janë ankuar ne njësitë administrative dhe ne bashkitë përkatëse, tani presin sqarimet nga drejtuesit e shërbimit social. Ishin te shumte ata qe insistuan qe shqetësimet e tyre ti shprehnin nëpërmjet mikrofonit te tv1- channel:

 

Janari ka shënuar fillimin e zbatimit te skemës se re te ndihmës ekonomike nëpërmjet pikëzimit. Por siç duket, ajo ka krijuar jo pak pakënaqësi, te cilat kërkojnë te sqarohen dhe te saktësohet me qarte se kush përfiton dhe kush nuk përfiton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here