Tallagani i gruas ulqinake, i ruajtur mrekullisht ndër shekuj, pasuri e thesarit tradicional shqiptar

0
975

Tallagani i gruas ulqinake (myslimane) është një element dhe një pasuri i muzeut etnografisë. Kjo lloj veshje tregon shumë për jetën dhe stilin e femrave të Ulqinit.

Tallagani, ose zhguna e leshit, siç dëshmohet edhe në fotot e shekullit të XIX nga Marubi, është një element identifikues për femrat e Ulqinit.

Naimi Flamuri ka postuar këto foto, ku tregon edhe një tallagan të ruajtur në mënyrë perfekte në muzeun etnografik në Cetine e cila tregon më shumë detaje rreth veshjes kombëtare.

Zhguna Leshit (shajak i trash)Tallagan e Gruas Ulqinakes (pallto setra pelerin hyrka mbrojtse) shekulli 19, foto e pare nga Marubbi orgjinale, e dyta Pelerina mbrekullisht e ruajtur ne muzeun etnografik ne Cetine.

Bukuria dhe elementet orgjinale kanë te bene me eksponat mbishekullor i Veshjes Kombtare.

Hera pare qe kemi ngjyrat, fal nje puntori malazez qe ia dergoj vellaut Sammi Dulcigno kete foto.”-shkruan Naim Flamuri.

   

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here