Sunday, June 16, 2024
Home Politikë Ndihma ekonomike, në 15 mars mocion me debat me Kryeministrin Rama

Ndihma ekonomike, në 15 mars mocion me debat me Kryeministrin Rama

0
701

 

Konferenca e kryetarëve ka vendosur që në datën 15 mars do të zhvillohet mocioni me debat i kërkuar nga opozita për heqjen e ndihmës ekonomike për disa familje.

Ditën e martë Partisë Demokratike dorëzoi kërkesën ku theksohet se përjashtimi nga ndihma ekonomike është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

Sipas PD nga skema e ndihmës ekonomike janë më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin që janë hequr nga skema e ndihmes ekonomike.

Seanca do të zhvillohet në datën 15 pasi në dy seancat e ardhshme, kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm për shkak të axhendës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here