Tuesday, May 28, 2024
Home Kronika Përcillet për në banesën e fundit Noemi, stafi pedagogjik: Na mungon vajza...

Përcillet për në banesën e fundit Noemi, stafi pedagogjik: Na mungon vajza e ëmbël..!

0
2838

Përcillet për në banesën e fundit Noemi Preka. Vajza 10 vjeçare e familjes Preka që humbi tre anëtarë menjëherë pas përplasjes fatale, ndërroi jetë këtë të mërkurë në spitalin e Shkodrës, ku qëndronte në koma prej pasdites së të dielës.

Në aksidentin e 18 shkurtit humbi të atin, Edmondin, motrën 5 vjeçare Ajselin dhe vëllanë më të vogël Rajan. Edhe shokët dhe shoqet e Noemit të shkollës 9 vjeçare “Gjergj Vatë Martini” në Velipojë kanë dhënë dhe një mesazh ngushëllues: “Këto ditë, si çdo ditë më parë, fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve do i jepnin dritë anë e kënd oborrit të shkollës… Por jo… Këto ditë, e sot më shumë se kurrë, pikëllimi na ka vërenjtur fytyrat e copëtuar zemrat… Sot, na mungon Noemi…vajza e ëmbël e klasës së katërt, nxënësja e dalluar, bija e çmuar e familjes Preka! Pushofsh në paqe, pranë babit, motrës e vëllait, Noemi jonë! Ne si staf pedagogjik i shkollës, nuk gjejmë fjalë për të ngushëlluar familjen për këtë humbje të madhe!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here