Rama nga Berati:Në pranverë nis Programi Kombëtar i Punësimit

0
722
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga komuniteti nderkombetar, qe te nderhyje me me force per te shpetuar procesin qe rrezikon ardhmerine e Shqiperise.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Berati se nga pranvera do të linçohet Programi Kombëtar i Punësimit. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri deklaroi se punësimi ishte një ndër temat e rëndësishme që u diskutua.

Rama theksoi se për çështjen e punësimit është ndërtuar një rreth i mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, me Bankën Botërore, me donatorët e tjerë dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të gjitha ministritë. Ai e bëri këtë deklaratë në përfundim të mbledhjes së qeverisë, e cila këtë të premte u ndal në qytetin e Beratit.

“Programi kombëtar i punësimit, sfidë e madhe e qeverisë, që ka nisur të zbatohet. Jo si strategji, as si projekt qëllim-mirë me objektiva të caktuar, por jo të detajuar, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor i punësimit, që ne kemi objektivit ta lançojmë publikisht në pranverë.

Për këtë program kombëtar të punësimit 2018-2020 kemi ndërtuar një rreth të mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, me BB, me donatorë të tjerë dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të gjitha ministritë, që janë të përfshira në procesin e punësimit”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here