Ky lloj çaji mund t’ju shkatërrojë dhëmbët

0
860

“Konsumimi i pijeve acidike siç janë cajrat me shije frutash dhe uji i me shije mund të bëjë që dhëmbët të marrin ngjyrë si dhe të dëmtohet smalti,” tregoi një studim nga shkencëtarët.

Ekipi i King’s College në Londër zbuloi se konsumimi i tyre mes vakteve të ngrënies dhe shijimi i tyre për një kohë të gjatë rrit rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve nga acidi.

Hulumtimi u bazua në dietat e 300 njerëzve që kishin dhëmbë të prishur.

Cajrat me shije frutash, pijet dietike, pijet me sheqer dhe uji me shije janë me përbërje acidi dhe mund të shkaktojnë konsumim dhe gërryerje të dhëmbëve, njoftuan hulumtuesit.

Dr Saoirse O’Toole, autori i studimit tha: “Nëse pini këto gjëra për një periudhë të gjatë kohe, më shumë se pesë minuta ose nëse luani me gjëra të tilla në gojën tuaj mund të dëmtoni me të vërtetë dhëmbët tuaj.

Nëse ju do të hani një mollë pas drekës, atëherë përpiquni të mos keni asgjë me acide më vonë. Nëse do të konsumoni një gotë verë në mbrëmje, atëherë mos pini caj në mëngjes. Përpiquni të balanconi gjërat në dietën tuaj”.

Pijet që nuk përmbajnë acid janë uji, caji bimor, kafeja, qumështi dhe uji i gazuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here