Greqi,arrestohet shqiptari me 105 kg kanabis

0
582

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke pasi u kap duke transportuar më makinë një sasi prej 104.9 kilogramë kanabis sativa.

Shqiptari u arrestua pranë kufirit shqiptar të Kapshticës dhe raportohet që drogën e kishte futur në 4 çanta.

Lënda narkotike ishte fshehur në sediljet e pasme të makinës dhe në portobagazh.

I arresuari është shoqëruar për në Prokurorinë e Kosturit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here