Negociatat me Greqinë, Basha: Nuk pranojmë pazar ne kurriz te Shqiperise

0
678

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se opozita e ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me negociatat me Greqinë. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë për ekonominë, kreu i demokratëve tha se ata duan një marrëdhënie miqësore me Greqinë dhe zgjidhje të çështjeve, por nuk pranojnë pazare në kurriz të Shqipërisë.

Basha tha se kanë kërkuar sqarime nga ministria e Jashtëm, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, i vetmi informacion tha Basha, na ka ardhur nga pala greke.

Basha: Së pari PD nuk hesht, sot kemi thirru në komision të punëve të jashtme Bushatin. Ky është një nga aktet që PD ka ndërmarrë. Natyrisht edhe Sali Berisha ka qenë dhe është i PD. Por po ju them që PD jo vetëm që nuk ka heshtur por ka qenë në ballë të transparencës. Ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë, ne duam dhe jemi të interesuar të zgjidhim problemet e pazgjidhura, por ne jemi kundër çdo pazari dhe nuk do të pranojmë kurrë një pazar në kurriz të interesave të Shqipërisë.

Në këtë kuadër kemi kërkuar prej ditës së parë transparencën që nuk vjen, kemi kërkuar sqarime sepse të vetmet informacione i kemi marrë nga pala greke dhe këto sqarime nuk vijnë, përkundrëazi përballemi me gënjeshtra.

Sot mohojnë që kanë negociuar , ndërkohë që po të shikoni arkivat thonë që negociatat kanë nisur, kanë vazhduar kanë kulmuar në Kretë dhe pastaj në Korcë, që në stafet e negociatave ka persona të nivelit teknik dhe të gjitha këto janë bërë ne shkelje të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkelje flagrante të përcaktimeve që Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar në vendimin e saj në raport me tentativën për negociata dhe marrëveshjen e 2009. Pozicioni ynë është i qartë, pozicioni është mbajtur në të gjitha nivelet e PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here