Friday, May 3, 2024
Home Politikë “Jeta dhe prona në rrezik”, Basha: Në vend sundon krimi, droga dhe...

“Jeta dhe prona në rrezik”, Basha: Në vend sundon krimi, droga dhe korrupsioni

0
597

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për kapjen nga krimi dhe droga. Jeta dhe prona e qytetarëve në Shqipëri, tha ai, është nën kërcënimin e drogës dhe nuk mund të mbrohen nga ata që mbollën krimin në vend.

Grabitjet me armë dhe humbja e jetës së qytetarit, Agur Vrenozi, në Fier sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tregojnë se në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e krimit dhe drogës.

Kjo situatë, thotë kryetari i opzoitës, jo vetëm që nuk do të ndryshojë por do të përkeqësohet për sa kohë sipas tij kryeministër do të jetë Edi Rama.

Basha: Besimi i kësaj propaganda do të kishte pasoja fatale për vendin. Edi Rama nuk reformohet dhe nuk çlirohet dot krimi se është i zhytur thellë në të.

Edi Rama po financon miliona euro propagandë brenda dhe jashtë Shqipërisë, tha Basha, për të krijuar idenë se po lufton krimin, drogën dhe korrupsionin.

Basha: Përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, nuk do të ketë asnjë shpresë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Përsa kohë Edi Rama është në pushtet, nuk do të ketë drejtësi. Saimir Tahiri do të jetë i paprekshëm. Vangjush Dako do të vazhdojë të sundojë Durrësin dhe Qazim Sejdini Elbasanin, në bashkëpunim me bandat kriminale. Tirana do të vazhdojë të jetë lavatriçja më e madhe në vend e pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha,  tha se  paraja e drogës dhe  krimit po futet në ekonomi.

Basha: Në vend të investimeve të huaja, kemi kokainën e huaj. Në vend të eksporteve artizanale, kemi eskportin e krimit.

Basha tha se tashmë nën mbrojtje dhe me garanci politike nga marijuana është kaluar në heroinë dhe kokainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here