Fondi për fermerët, Aplikimet, 1 muaj afat: Ja formula që përdoret…

0
776

 

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, u ka rikujtuar fermerëve që thirrja për aplikime, për të përfituar nga skema kombëtare 20 milionë lekë me grante, është çelur në 28 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj.

“Mbështetja është e konsiderueshme nga ne, pra, më shumë se 50 % e investimit jepet grant, jepet falas nga skema kombëtare e mbështetjes. Nxitoni të aplikoni. Dje është shpallur thirrja, do të qëndrojë një muaj e hapur. Ju kujtoj që parimi është më i shkathti, më i shpejti, do të thotë, kush aplikon më shpejt është dhe më i privilegjuari në fund fare kur mbyllet aplikimi dhe përzgjidhen fituesit”, u shpreh Peleshi, kur vizitoi nga afër një fermë të mbjellë me arra.

Gjatë këtij takimi, ministri i ka njohur nga afër fermerët me masat e mbështetjes financiare të skemës kombëtare për kulturat arrore, të cilat mbështeten maksimalisht nga kjo skemë.

“Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektar, plus 2 milionë lekë për hektar për ujitjen, pra, rreth 5 milionë lekë për hektar, në qoftë se është një grupim fermerësh, apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarë rritet me 50%.

Pra, kemi një formulë në skemë që inkurajon bashkimin e fermerëve, krijimi i të ashtuquajturave ‘Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor’ apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, sepse vetëm përmes kooperimit, ne mund të ulim koston e prodhimit, të rritim produktivitetin dhe ta bëjmë konkurruese bujqësinë”, u shpreh Peleshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here