Kapja e 613 kg Kokainë, Xhafaj nga kuvendi: Këtë herë jam i çuditur…

0
705

 

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend shprehu edhe njëherë gjithë mirënjohjen për punën e policisë së shtetit, për kapjen e 613 kg kokaine në Durrës.

Sakaq, foli edhe për qendrimin e opozitës, duke u shprehur se nuk e vlerësojnë punën e policisë, dhe nuk kursyen hamendësimet. Xhafaj tha se është i çuditur nga qendrimi i tyre, që edhe në një rast të tillë, nuk vlerësuan punën e madhe.

Më shumë nga fjala e Xhafajt në Kuvend:

“Këtë herën e fundit jam i çuditur, se si këta që le mos ti kishin kursyer hamendësimet, nuk denjuan që edhe formalisht, apo dhe për pragmantizëm, të vlerësonin punën e policisë, ashtu si ç’ndodh edhe në të gjitha vendet e Europës. Kanë një javë që përpiqen të nxijnë policinë e shtetit. Sulmohet garda pa asnjë arsye, sulmohet një oficer policie, sulmohet e gjithë policia edhe pse u kap një sasi rekord kokaine. Çdo qytetar që e do këtë vend duhet të distancohet nga ky qendrim. Përtej spekulimeve, dy gjëra mund të thuhen: Për 4 vjet, policia ndryshoi shumë, dhe e dyta kjo fazë e re përmes vettingut po shkohet deri te rrënjët, sepse policia nuk është hani pa porta.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here