Propozimi i ish- ministrit, Manjani: Të hiqet leku nga qarkullimi, të futet euro…

0
1093

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në përgjigje të statusit të deputetit të LSI Përparim Spahiu, ka bërë dhe një propozim të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për heqjen e lekut nga qarkullimi, dhe zëvëndësimi me euro-n.

“Ne duhet ta heqim lekun fare nga qarkullimi. Duhet unifikuar ekonomia që të hyjë disi në varhen e rregullave”- ka komentuar ish-ministri në statusin e deputetit.

Sakaq, deputeti Spahiu shprehet se nuk ka asnjë rrezik që ekonomia të ketë vetëm një drejtim, dhe të jetë pikërisht ai i zëvëndësimit të lek-ut me euron-n.

“Lexova një artikull për “rrezikun” që i kanoset ekonomisë nga gjoja mbipërdorimi i EURO-s.

Them që nuk ka asnjë rrezik, madje ekonomia jonë duhet të ketë vetëm një drejtim, atë të zëvendësimit të LEK-ut me EURO-n. Janë mjaft vende të rajonit që e kanë bërë me kohë si proces.

Në këto ditë, alerti i vetëm i njerëzve të shkencës ekonomike për investitorë dhe ekonomi duhet të jetë rreziku i investimeve në Cryptocurrency , BITCOIN, si më e njohura.”- shkruan Spahiu.

28537277_10156065042123771_608633190_n.jpg28741153_10156065042118771_1364417216_n.jpg

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here