Friday, May 17, 2024
Home Uncategorized Shkodra e treta ne rrang vendi, per mungesen e mjekeve specialiste

Shkodra e treta ne rrang vendi, per mungesen e mjekeve specialiste

0
878

 

Mungesa e mjekëve specialistë në pothuajse të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit ka shtyrë qeverinë të nisë dy programe nxitëse, por aktorët e sistemit të shëndetësisë këmbëngulin se nevojiten zgjidhje afatgjata.

 

Mungesa e mjekëve specialistë është një sëmundje kronike e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se në 11 spitalet rajonale të vendit mungojnë 38 mjekë specialistë gjithsej.

“Më problematike paraqitet situata në mbulimin me mjekë të specialitetit kirurg, obstetër-gjinekolog dhe anestezi-reanimacion,” shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Vakumi më i madh rezulton në spitalin e Fierit me 9 mjekë specialistë të munguar, i ndjekur nga spitalet e Vlorës dhe Shkodrës. Ndërkohë, 24 spitalet bashkiake të vendit kanë mungesa edhe më të theksuara të mjekëve specialistë.

Eksodi i qindra mjekëve gjatë viteve të fundit dhe bllokimi disavjeçar i specializimeve në Universitetin e Mjekësisë fajësohen si shkaktarët e problemit akut të mungesës së mjekëve specialistë në spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit.

Për t’iu përgjigjur këtij problemi, Ministria e Shëndetësisë ka lançuar prej janarit programin e patronazhit- që parashikon dërgimin e mjekëve nga Tirana drejt rretheve në këmbim të një pagese prej 10 mijë lekësh në ditë. Paralelisht me këtë program, qeveria ka promovuar edhe sistemin e bonusit për nxitjen e mjekëve specialistë drejt spitaleve rajonale dhe bashkiake.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here