“By Pass-i nuk e mbron qytetin nga permbytjet”, Topografi Karlo Kamsi e kishte paralajmëruar kete qe me 17 dhjetor te vitit te kaluar

0
1183

Ngritja e nivelit te ujit ne Liqenin e Shkodres eshte nje prove  domethense se By – Passi  nuk sherben per ta mbrojtur qytetin e Shkodres nga permbytjet e liqenit. Faktikisht e lagjet qytetit te Shkodres ne afërsi te kësaj vepre duke filluar nga godina e Prokurorise, Shtëpia e Mushkajes dhe ne vazhim deri ne Udha Kryq, nuk kane shpetuar nga kercenimi i ujit. Dhjetra shtepi ne kete zone jane te rrethuara nga uji e ne disa prej tyre permbytja ka depertuar ne mjediset e brendshme. Niveli i ujit nga liqeni eshte i njejte me ujin qe ka rrethuar shtepite ne anen tjeter te By Passit, drejtimi i qytetit, gje qe tregon se urat apo tombinat qe jane lene ne segmente te ndryshme te By Pass-it, sherbejne per te kaluar uji nga liqeni ne lagjet e qytetit.  Topografi veteran, Karlo Kamsi, qe me daten 10 dhjetor te vitit te kaluar, ne nje interviste te dhene per tv1- channel, kishte paralajmëruar se nese By Pass-it  i lihen vepra arti si tombina apo ura, liqeni do te vazhdoje te shkaktoje përmbytje:

Kamsi thekson se as per ta qarkulluar ujin nga qyteti per ne Liqenin e Shkodres nuk mund te sherbejne  urat dhe kombinat e lena ne BY Pass.

Punimet per ndertimin  e  By Pass-it te Shkodres, qe filluan ne vitin 2011, jane ne fazen perfundimtare. Por kjo nuk do te thote aspak qe te mos rishikohet projekti qe ka te beje me veprat e artit ne kete objekt, pasi permbytjet e diteve te fundit, ndonëse me kuota mesatare prurjesh, treguan se BY Pass-i nuk e mbron qytetin nga permbytjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here