Basha viziton NenShkodren e permbytur, Banoret ankohen per braktisjen qe qeveria u ka bere

0
768

Pas mbledhjes së shtabit, Lulzim Basha sëbashku me deputetet demokrat dhe drejtuesit vendore doli në terren, për të parë nga afër gjendjen në zonat e përmbytura. Ai e nisi me Dajçin ndalesën e parë, për të vijuar më pas në Berdicë dhe Anë të Malit. Ishin banorët ata që i bënë një rezyme situatës 3 javore të përmbytjes, ku përballja me ujin nuk ka qënë aspak e lehtë për ta. Mungesa e bazës ushqimore për gjënë e gjallë mbetet një prej shqetësimeve më madhore të tyre.

Basha bashkëbisedoj edhe me forcat e ushtrisë dhe u njoh me operacionet e kryera prej tyre si për transportimin e banoreve, të ushqimeve, por edhe emergjencat shendetesore. Situata mbetet e rëndë në nënShkodres dhe lagjet periferike të qytetit, ndërsa uji mund të nis të largohet nga tokat vetëm pas 2 javësh, nëse koha është favorizuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here