Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra e gjykatesit Fatos Lulon

0
957

Fatos Lulo, i thotë “lamtumirë” sistemit të drejtësisë. Të paktën për momentin, derisa Kolegji i Posaçëm i Apelimit të thotë fjalën e fundit për të.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi këtë të premte ta shkarkojë Lulon nga detyra e gjykatësit Kushtetues, me argumentin se nuk justifikon gjysmë milioni dollarë pasuri.

Bëhet fjalë për një zyrë në rrugën e Durrësit, një llogari bankare në vlerën e 100 mijë dollarëve dhe 480 mijë dollarë kanadazë, që e larguan gjykatësin e karrierës nga radhët e sistemit.

Ai u përpoq përmes avokatit ta binte trupën gjykuese të kryesuar nga Genta Tafa Bungo, se pasuria e tij rrjedh nga burime të ligjshme; se zyrën dhe 100 mijë dollarët, i kishte dhuratë nga motra e tij biznesmene ndërtimi; e se shumën tjetër prej 480 mijë dollarësh, ia mori hua po motrës, por ja ktheu sërish, se e zhbëri planin për t’u trasferuar drejt Kanadasë.

Megjithatë, nuk ia doli dot të bindte. E prej momentit kur KPK, shpalli vendimin, Lulo u detyrua të lërë zyrën e tij, të cilën sikurse paralajmëroi përmes mbrojtësit ligjor do të tentojë ta rifitojë në shkallën e dytë; Kolegjin e Posaçëm te Apelimit.

Sikurse pritej, shkarkimi i Fatos Lulos, që pa frikë mund të konsiderohet “viktima” e parë e Vetingut, u përshendet nga Kryeministri.

Edi Rama u coi sinjalin e radhës gjyqtarëve e prokurorëve, teksa përsëriste shprehjen e kthyer në kryefjalën e tij prej kohësh: Skeni parë gjë akoma. Në këtë mënyrë ai lajmëroi furtunë e tronditje në radhët e gjyqësorit, pastrimi i të cilit nga të koprruptuarit është një kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Po kush e ka radhën pas Fatos Lulos? A do arrijnë gjykatësit e prokurorët ti kalojnë filtrate e kontrollit?

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prej kohësh ka publikuar listën me 57 emra gjykatësish e prokurorësh, të cilët po i nënshtrohen me përparësi Vetingut. Ata janë anëtarët e gjykatës Kushtetuese, anëtarët e gjykatës së Lartë, kandidatët për Keshillin e Lartë gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në këtë listë, bien në sy një sërë emrash, që duket se ngacmojnë jo pak.

Njëri prej tyre ishte Adriatik Llalla, ish-prokuror i Përgjithshëm, por ai ja “hodhi” Vetingut, duke hequr dorë nga e drejta për tu emëruar gjykatës në Apel. Por ama ndjekjes penale, me gjasë si shpëton dot.

I 11-ti në këtë listë renditet gjykatësi Artan Laze, të cilit iu refuzua viza amerikane, porse ndryshe nga shumë njerëz të tjerë të drejtësisë, ai vendosi të fliste publikisht dhe të kërkonte arsyet e refuzimit të vizës. Laze kandidon për një vend në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në sy bie edhe emri i Tom Ndrecës, anëtar i gjykatës së Lartë, ndaj të cilit në 2011, u hodhën akuza të forta, pasi firmosi që të njihte “10 votat e gabuara” në favor të Lulzim Bashës, i cili fitoi postin e kryebashkiakut, në një garë të ethshme me Edi Ramën.

Antoneta Sevdari, prokurore në kryeqytet, pjesë e kësaj liste, është gruaja që hetoi biznesmenin Kastriot Ismailaj, për skemën e mashtrimit me borxhet e CEZ.

Nuk kishte sesi të mungonte këtu, Gentian Osmani, një prej prokurorëve që po heton ish-ministri Saimir Tahiri, pas dyshimeve për përfshirje në grupin kriminal Habilaj.

Osmani aderon për në këshillin e lartë të prokurorisë. Për të njëjtin institucion garon edhe Ramadan Troci, i cili hetoi ish-guvernatorin e BSH-së, Ardian Fullani.

Adriatik Cama, prokuror në Tiranë, është një tjetër emëer që duhet se ngjall jo pak interes për publikun, pasi ka hetuar një prej cështjeve më të erëbnda kriminale të ndodhura në vend, vrasjen e katër demostruesve para kryeministrisë, në protestën e opozitës së bashkuar me 21 janar 2011. Duke qenë se kandidon për në KLP, Cama po i nënshtrohet me përparësi vetingut.

Dritan Hallunaj, gjykatës tek Krimet e Rënda, dikur kryetar i këtij institucioni, njihet si kryesuesi i trupës që i dha pafajësinë biznesmenit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
Sot Hallunaj, po u nënshtrohet filtrave të kontrollit, pasi është kandidat për KLGJ. Ai mund të zërë një karrige në “qeverinë” e gjyqësorit, vetëm nëse i shpëton procesit.

Rovena Gashi, është një emër i shumëdiskutuar, jo vetëm se amerikanët i refuzuan vizën, por sepse pati përplasje të forta dhe më kryeprokuroren e përkoshme Arta Marku, kur kjo e fundit e shkarkoi nga detyra e Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Sikurse edhe prokuror e gjykatës, Gashi po përballet me institucionet e Vettingut, të cilat do të vendosin për fatin e saj.

Lista është e gjatë. Secili gjykatës e prokuror ka historitë e tij, diku të njojura e diku jo, për publikun.

Fatos Lulo iku. Pyetja që shtrohet është: Pas tij kush e ka radhën?

LISTA 
Në zbatim të Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 10 të nenit 3 dhe pikës 3 të nenit 6 të “Rregullore për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e listës së përparësive për shkak të ligjit, si më poshtë:

1. Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese
3. Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese
5. Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese
6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese
7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese
8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë
9. Adriatik Lalla Prokuror i Përgjithshëm
10. Alma Brati Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
11. Artan Laze Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
13. Astrit Faqolli Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
15. Bledar Abdullai Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
16. Brunilda Kadi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
17. Brunilda Kasmi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
20. Manjola Xhaxho Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
21. Marcela Shehu Gj.Shk.I, Kurbin (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
22. Medi Bici Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
27. Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
29. Arta Marku Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë  ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )
36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë  ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )
37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda  ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )
38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme  ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )
39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )
40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
42. Vat Staka Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë
46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit
49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjith (Kandidat/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
50. Admir Thanza Gjykata e Lartë
51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë
52. Artan Broci Gjykata e Lartë
53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë
54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë
55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë
56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit (Kandidat /Inspektor i Lartë i Drejtësisë)
57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë (Kandidat/Inspektor i Lartë i Drejtësisë)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here