Monday, May 13, 2024
Home Aktualitet Lajm i mirë për Shkodrën, kalon rreziku! IGJEUM: Nga nesër ka ulje...

Lajm i mirë për Shkodrën, kalon rreziku! IGJEUM: Nga nesër ka ulje të prurjeve

0
2315

Ditët e fundit, qyteti i Shkodrës ka qenë i përfshirë nga situata përmbytjesh të shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike.

IGJEUM ka njoftuar se do ketë rënie të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna dhe në Liqenin e Shkodrës.

Ndërkohë nivelet në ultësirën e Nën Shkodrës do fillojnë të ulen nga fundi i ditës së sotme.

Parashikimet tregojnë qetësim të situatës në datat 24, 25, 26 dhe 27 mars.

Edhe pse kulmi ka kaluar, mund të ketë rrezik nga përmbytjet në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit sot (23 Mars 2018).

Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohen prurje të larta në pjesët fushore të lumenjve.

Sot pasdite (23 mars 2018) dhe nesër (24 mars 2018) priten reshje të dobëta. Në një pjesë të qarqeve ato do të jenë lokalisht mesatare. Në Vlorë mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, ndërkohë që në zonat malore priten reshje në formë dëbore, që në veri do të zbresin deri në 200 m, ndërsa në jug deri në 600 m mbi nivelin e detit.

Temperatura

Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 12 °C

në vendet e ulëta: 3 / 12 °C

në vendet malore: -5 / 7 °C

Era

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri dhe ne bregdet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here