E Premtja e Madhe e Pashkëve, kulmi i mundimeve të Krishtit

0
1181

 

E Premtja e Madhe e Pashkëve përkujton mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit mbi Kryq. Por, si duhet ta kuptojmë vdekjen e Krishtit në kryq?  Vdekja e Zotit mbi kryq është një mister aq i madh, sa s’ka fjalë që mund ta shpjegojë, shkruan Radio Vatikani.

Shumë nuk e kanë kuptuar, madje edhe janë habitur nga britma e Jezusit në Kryq: “Zoti im! Zoti im! Pse më ke lëshuar! Ç’kuptim ka kjo britmë?

Sipas Kishës katolike, “mbi të gjitha, duhet të kujtojmë se ky është fillimi i një Psalmi, e kur një hebre intononte një Psalm, kishte parasysh gjithë psalmin, prandaj ky Psalm përfundon edhe me lumturi! Sigurisht kjo britmë që Shpirti Shenjt e vuri në buzët e Jezusit, tregon se Krishti, si njeri, provoi atë që mistikët e quajnë prova e skëterrës, dmth mungesën e Zotit. Jezusi si njeri deshi të bëhej solidar me njerëzit deri në kulmin e dhimbjes. E kulmi i dhimbjes nuk është fizik, kulmi arrin kur Zotit hesht, kur Zoti të lëshon dore! Sigurisht e dimë se në këtë çast Ati qiellor e shtrëngonte Jezusin ndër krahë më fort se asnjëherë tjetër gjatë jetës së tij, por Jezusi, si njeri, provoi edhe largimin e Zotit, dmth dënimin e atyre që e kanë bjerrë shpirtin!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here