Tarifa në Rrugën e Kombit/ Rama u kërkon ndjesë “live” kuksianëve: Duhet të ishim sqaruar më parë

0
3261

 

 

TIRANE- Pasi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk do të vendoset tarifa në Rrugën e Kombit pa mundësuar një zgjidhje optimale për banorët e Kukësit, kryeministri Rama ka nisur aksionin.

Së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, nga zyra e bashkëqeverisjes kreu i Qeverisë ka nisur një interpelancë me banorë të Kukësit, të cilëve u ka kërkuar ndjesë “live” për faktin që këto sqarime nuk u bënë më parë.

“Për sa ne nuk kemi arritur të bëjnë sqarimet e domosdoshme ju kërkoj ndjesë që të gjithëve, pasi kjo është pjesë e përgjegjësisë sonë. Dua t’u garantoj se nuk ka qenë një mungesë komunikimi as sepse kemi qenë indiferente ndaj problematikës, as se nuk e kemi mendjen tek shqetësimet e hallet e njerëzve, dhe as sepse e lamë gjënë të shkonte në rrjedhje të lirë. Por për një arsye. Nga njëra anë sepse nuk e vlerësuam siç duhet këtë fazë, dhe nga ana tjetër se që nga shkurti ne kemi filluar punën për njërën pikë të kontratës. Bëhet fjalë për ata që quhen përdorues të rregullt të rrugës, jo dikush që mund të shkojë një herë, apo dy-tre herë në vit. Kontrata parashikon 6 muaj për këtë pjesë. Ky nuk është justifikim. Duke qenë se kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri, ne duhet të ishim më të përgatitur, dhe të bënim shpjegime siç po i bëjmë sot. Kontrata parashikon 6 muaj për të konsideruar fluksin e përdoruesve të shpeshtë. Mbi bazën e fluksit të përdorimit t’i merr akses në një program tjetër, dhe nuk është si sistemi i pagesës bazë kur hyn njëherë apo dy nga një zonë. Duke qenë se ne e kemi të qartë se kjo ka nevojë për një komunikim”, u shpreh kryeministri Rama.
20180405-132400
Më 31 mars, qytetarë nga Kukësi, qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosova, protestuan kundër tarifave të deklaruara paraprakisht. Ndonëse u tha se do të ishte një protestë paqësore, situata agravoi deri në përplasje me policinë, si dhe u shkatërrua pika e pagesës.

Pas kësaj, policia arrestoi 23 protestues, ndërsa disa të tjerë u shpallën në kërkim. Edhe sot, qytetarët dhe opozita kanë protestuar duke kërkuar lirimin e të arrestuarve, si dhe heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit

(el.sp/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here