Tuesday, May 21, 2024
Home Aktualitet Kryepeshkopi Janullatos uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës…

Kryepeshkopi Janullatos uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës…

0
652

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

Në festën e Pashkës besimtarëve iu është bërë thirrje që të përçojnë tek njerëzit e tjerë të vërtetën dhe shpresën.

“Të gjitha qelizat e Trupit kishtar, të gjithë ne besimtarët, ftohemi të marrim pjesë në këtë detyrë që na e ka ngarkuar Perëndia, sipas mundësive, dhuratave dhe kushteve ku jetojmë. Tradita ngjallësore për të përçuar flakën e llambadhes paskale edhe te të tjerët, na rikujton detyrën për të ofruar të vërtetën dhe shpresën e Krishtit te njerëzit e tjerë.”

Janullatos ka ftuar çdo besimtar ti transmetojë dashurinë, paqe në dhe gëzimin tek njerëzit e tjerë.

“Veçanërisht në epoka të vështira, si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thell dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe ku zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë mesazhin ngjallësor të gëzimit, të dashurisë dhe të paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tij.”

Shërbesa e Ngjalljes nis të shtunën në mbrëmje, në orën 23.15, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Pritja e rastit bëhet ditën e dielë, 8 prill, në selinë e Sinodit të Shenjtë (pas Katedrales), nga ora 12.30-14.00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here