Arrestimi i protestuesve, Vasili sulmon Vlahutin: Je pjesë e fajit, pse hesht?!

0
577

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u është kundërpërgjigjur disa institucioneve, si Avokatit të Popullit apo dhe Komiteti i Helsinkit lidhur me arrestimin e protestuesve në Kukës pak ditë më parë.

 

 

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili theksoi se kuksianët u rrëmbyen në mes të natës, ndërsa pohoi se banditët e shtetit kanë emra dhe mbiemra. Po ashtu Vasili nuk ka lënë pa përmendur dhe akuzuar edhe BE në Tiranë, që sipas tij është pjesë e fajit, pasi nuk ka reaguar.

“BE ne Tirane hesht duke u bere pjestare ne faj pasi kjo Shqiperia jone nga Europa e ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE. Europa e Brukselit qeverine e Sigurimit te shtetit e refuzon,ndersa kjo BE ne Tirane e pranon,keqardhje e madhe…..zhgenjim i thelle’, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Qytetaret kukesiane u rrembyen naten nga policia, pse hesht Kom.Helsinkit,Avokati i Popullit dhe vecanerisht BE ne Tirane???

Qytetaret kukesiane u rrembyen dhe u arrestuan ne mes te nates nga policia duke shkelur cdo ligj dhe cdo te drejte njerezore.
Banditet e shtetit kane emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turperisht hesht dhe ligjeron dhunimin e ligjit.Tashme kjo prokurori eshte perfundimisht zyre sherbetore te peshtire te kryeministrit.
Po pse hesht Komiteti i Helsinkit ne Tirane kush ja ka mbyllur gojen perpara kesaj shkeljeje te tmerrshme te te drejtave te njeriut.
Po Avokati i popullit pse hesht dhe nuk e kerkon me force qe ky dhunim publik alla Sigurimi i shtetit te denohet nga drejtesia shqiptare.
Ndersa BE ne Tirane qe gjithnje kujdeset fort per te drejtat me periferike te njeriut, ne kete rast e ka qepur gojen dhe s’thote as nje gjysem fjale per kete te drejte themelore,per kete dhunim te qytetareve, qe eshte turpi dhe faji me i rende i qeverise.
BE ne Tirane hesht duke u bere pjestare ne faj pasi kjo Shqiperia jone nga Europa e ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE.
Europa e Brukselit qeverine e Sigurimit te shtetit e refuzon,ndersa kjo BE ne Tirane e pranon,keqardhje e madhe…..zhgenjim i thelle….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here