Zbardhet takimi 60-minutësh i Presidentit Meta me ambasadorin Lu

0
578

Detaje të reja janë publikuar lidhur me takimin 60-minutësh të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, me ambasadorin Lu në vendin tonë, Donald Lu, mesditën e sotme në Presidencë. Pas interesit të mediave lidhur me këtë takim, Arben Cici, drejtori i Kabinetit të Presidentit Meta tha se gjatë bisedës fokusi ishte tek integrimi europian i vendit dhe reforma në drejtësi.

 

 

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.
Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here