Saturday, May 18, 2024
Home Kronika 48-vjeçari shqiptar dhunon të bijën 17 muajshe, i thyen 2 brinjë

48-vjeçari shqiptar dhunon të bijën 17 muajshe, i thyen 2 brinjë

0
587

Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në një familje emigrantësh shqiptare në qytetin e Firences.

Babai 48-vjeçar në gjendje të pirë ka rrahur rëndë vajzën 17 muajshe duke i shkaktuar dy brinjë të thyera e plagë në kokë.

Vajza ndodhet në spitalin Mayer të qytetit ku po kurohet e mbahet nën mbikqyrje. Në momentin e dhunës 48-vjeçari ka qenë vetëm në banesë me të bijën.

“Po qante shumë  e nuk pushonte. Nuk desha t’i bëj keq,”-ka rrëfyer ai para policiëve italianë.

Ka qenë tezja e vajzës, e cila e ka gjetur në gjëndje të rëndë e me fytyrë të nxirë nga rrahja. E ka dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku i është nënshtruar një analize Tace, por nuk është në rrezik për jetën.

48 vjecari shqiptar është arrestuar për dhunë në familje e për dhunim minoreni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here