Paralajmërimi i Lubonjës: Shoh një situatë shpërthyese, do të ketë luftë ose autoritarizëm….

0
535

 

Gjatë diskutimeve rreth përplasjeve të sotme në seancën e mbajtur në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe qëlluan me miell dhe vezë në drejtim të kryeministrit dhe ministrave, analisti Fatos Lubonja tha se qëndrimi opozitës ditën e sotme ishte një qendrim normal, forma paqësore që nuk dëmtojnë askënd.

Lubonja thotë se kjo situatë mund të përfundojë në luftë ose autoritarizëm.

Deklarata e Lubonjës në emisionin “Studio e Hapur”:

“Është ekzagjerim nëse përdorim fjalën e dhunuar, se vetëm pak miell, ujë u hodh. Janë forma paqësore, proteste që nuk dëmtojnë askënd. Aty e dëmshme është mungesa e dialogut. Këtu ka një problem më të thellë sepse opozita që ndërmori aksioni kërkoi lirimin e të arrestuarve të Kukësit, por ata të Kukësit nuk i liron Edi Rama. Problemi këtu është drejtësia e jonë. Këtu nuk hetohen Kastrati, Rama e gjithë këta që bëjnë e marrin koncesione.

Ne s’kemi drejtësi se po të kishim të gjithë këta do ishin në burg. Ne kemi atë që drejtësinë e kap njëherë njëri e përdor kundër tjetrit, e kap tjetri pastaj e përdor kundër tjetrit. Problemi është edhe prokuroria, mielli të hidhej për prokurorinë. Këto koncesione janë grabitje, investon Kastrati 2 mln euro e fiton 4 mln euro. E kupton çfarë bëhet? Lemeri dhe çmenduri fare dhe asnjë nga deputetët socialist nuk thonë asnjë fjalë, se fundja edhe vetë ashtu kanë bërë kur kanë qenë në opozitë.

Mirë opozita paska hall se futet në burg, po ata kuksianët kanë hall që futen në burg? Është problem, s’kemi drejtësi. Arta Marku është problem. Nqs Arta Marku do të kishte hapur hetime për këto koncesione, ku humbasin para të mëdhaja. Shoh një situatë shpërthyese ku ose do të ketë luftë, konfliktualitet të vazhdueshëm ose do kthehemi në autoritarizëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here