Vasili: Rama nuk reagon, turp që i kundërvihet SHBA

0
625

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar në lidhje me bombardimet në Siri. Në një status në Facebook, Vasili thotë se kryeministri nuk reagon sepse në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorros.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kryeministri qep gojën për bombardimet në Siri sepse në Amerike drejton Trump dhe jo Sorrosi.

Kryeministri që komenton çdo budallëk të mundshëm me të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektësinë e mundshme, ka qepur gojën për bombardimet, që SHBA udhëhoqi në Siri.

Sigurisht për kryeministrin, qe urren presidentin Trump fjalet nuk i dalin nga goja sepse Trump po udhehëq një aksion të nivelit botëror për goditjen e diktaturave gjakatare dhe veçanërisht në Siri.

Turp për kryeministrin që i kundërvihet amerikës dhe shqiptarëve duke heshtur.

Fol kryeminister, boll u frike; për të mirën e njerëzimit Ameriken e drejton Trump jo Sorrosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here