Hapja e negociatave, Rama konferencë shtypi në orën 17:00

0
503

Kryeministri Edi Rama pritet të dalë në një konferencë shtypi në orën 17:00 pas vendimit të Komisionit Evropian për të çelur negociatat me Shqipërinë.

Vendi ynë mori “dritën jeshile” zyrtarisht gjatë ditës së sotme për hapjen e negociatave për anëtarësim, vendim të cilin e ka pritur prej rreth dy vitesh.

Bashkë me Shqipërinë, hapja e negociatave është bërë edhe për Maqedoninë.

Për të dhënë mesazhin e integrimit, në Tiranë mbërrin sonte shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do të zhvillojë takimet zyrtare gjatë ditës së mërkurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here