Tiranë, rrëzohet nga pallati në ndërtim, vdes 40-vjeçari

0
707

Një 40-vjeçar i cili ishte duke punuar është rrëzuar nga një pallat në ndërtim dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:45 në rrugën “Xhorxh Bush”.

“Shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here