Pasuria e lartë e gjyqtares që do të përballet nesër me vettingun…

0
781

 

Ditën e nesërme përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit për vettingun do të dal anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj.

Ajo është përfolur në mediat online për një pasuri disi më të lartë në krahasim me kolegët e saj, aq sa një pjesë e madhe e tyre e kanë quajtur dhe pasuri marramendëse.

Por kush është Altina Xhoxhaj?

Gjyqtarja Xhoxhaj është bashkëshortja e Arben Idrizit, një person që ka mbajtur role kyçe në disa prej institucioneve të vendit, ku vihet në dukje posti si ish-Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit dhe këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB, pagat e të cilit janë në vlera të konsiderueshme në lidhje me pasurinë familjare të tyre.

Gjithashtu Altina Xhoxhaj është vajza e një nga gjyqtarëve të njohur ndër vite në Gjykatën e Apelit të Tiranës, Seit Xhoxhaj.

I ati i saj është larguar nga ky post pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit pranë kësaj gjykate.

Seanca e nesërme pritet të jetë me interes në lidhje me vendimin që do të dalë prej saj për gjyqtaren Xhoxhaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here