Kryemadhi: Asnjë kuksian nuk do të mbetet në burg, drejtësia në duart e Ramës

0
461

Duke e konsideruar drejtësinë vegël të qeverisë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se asnjë banor i Kukësit që protestoi për taksën e padrejtës sipas saj në Rrugën e Kombit, nuk mund të mbahet në burg.

Reagimi i saj vjen ndërkohë që 4 prej 11 kuksianëve të arrestuar për çështjen, kanë mbetur sërish prapa hekurave, për të cilën Kryemadhi thotë se opozita që nuk do ta lejojë maskaradën e kryeministrit që tallet dhe luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm.

Reagimi i plotë:

Pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë!

Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas se është vegël e qeverisë.

Procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë.

Asnjë raport ndërkombëtar, asnjë show në ERTV apo shfaqje “dashurie publike” për të tërhequr vëmendjen nga zullumet, nuk e shpëton dot Edi Ramën dhe qeverinë e narkotrafikut nga revolta e një populli, që sot më shume se kurrë po provon në kurriz hajdutërinë dhe padrejtësinë.

Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës.

Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit.

Beteja tyre me padrejtësinë është edhe beteja jonë!

Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here