Zbulohet identiteti i policit që u kap në makinën me 421 kg marijuanë

0
550

Është zbuluar kush është efektivi i policisë në komisariatin 2 në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim pasi është filmuar në një makinë me 421 kg marijuanë në Thumanë të Fushë Krujës.

Policia thotë se “ditën e sotme u arrestua shtetasi B.H. 40 vjeç, banues në Gjirokastër ndërsa është është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale S.O. banues në Tiranë, punonjës policie, pasi më datë 19.04.2018, në fshatin Thumanë,  nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi S.O. është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Policia ka  bërë  pezullimin e menjëhershëm nga detyra të policit dhe ka nisur  ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve. Neni 283/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here