Arrestohet 26 vjeçari nga Shkodra, kapet me droge ne Muriqan (Emri)

0
981

Shkodër

Tenton të kalojë lëndë narkotike në Pikën Kufitare, arrestohet në flagrancë nga policia.

Me datë 21.04.2018, nga shërbimet e P. P. K. Muriqan u arrestua në flagrancë i shtetasi:

Pavlin Kacoli, 26 vjeç, banues në fshatin Ganjollë, Shkodër,

Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur për të dalë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi nëpërmjet P. K. K. Muriqan, ku gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit Pavlin Kacoli, në një çantë shpine janë gjetur tre pako të dyshuara lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe rezultuan me peshe 286  gram.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet per kapjen e shtetasit R. Ç. 19 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër

Materialet iu referuan Prokurororisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/2/22 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here