Stadiumi “Arena Kombëtare” merr formë, ja kur pritet të përfundojë

0
914

 

Ditët kalojnë dhe stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’ një video gati 2 minuta, ku shihet se si po kryhen faza-faza punimet.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ditar filmik të lindjes e rritjes së Arenës Kombëtare ju uroj një të diel të bukur” thuhet në postimin e Ramës.

Impianti me kapacitet 22 mijë vendësh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here