Thursday, May 2, 2024
Home Politikë “Do shihemi në gjyq” Safet Gjici i përgjigjet Salianjit

“Do shihemi në gjyq” Safet Gjici i përgjigjet Salianjit

0
602

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici e quan shpifje akuzat e Partisë Demokratike se  ka fituar 315 tendera, 25.2 milionë dollarë, për llogari të fushatave elektorale të Edi Ramës.

Përmes një postimi në facebook Gjici shkruan:

Me teorinë “shpif, shpif se diçka do mbetet”, Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët. 

I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera “marramendës”!!!!

Ervin, je i gabuar!

Që në kohën kur u emërova Prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin!

Kjo është e vërteta.

Lidhur me kompanitë e cituara, të sugjeroj të informohesh, pasi fjalët e tua janë të gabuara dhe të siguroj se do të hidhen poshtë dhe nga drejtësia.

Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë.

Sa i përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfitur me konkurim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton ti shohesh!

Për “faktet” që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here