Luciano Boçi sulmon rende Ilir Beqajn

0
436

Deputeti i PD, Luciano Boçi ka reaguar për propozimin e Ilir Beqajt se shqiptarët duhet të paguajnë taksë për çdo televizor.

“Pra i bie që n.q.s se Rama të del në dy apo shtatë televizorë duhet ta paguash dyfish apo shtatëfish, se është fat i madh ky!!!?”, shkruan Boçi.

Boçi shton se pritet që më vonë na nxjerrin dhe taksë për lavatriçe, apo për frigorifer.
“Sepse këta janë ftohur mu në….atje ku thotë populli”, shkruan ai.
Boçi ka sqaruar se taksa e RTSH nuk është taksë televizori, është taksë për shërbimin publik që ofron RTSH publik për sinjalin.

Reagimi i plotë:

TELEVIZORI I BEQES….
Shqiptarët duhet të paguajnë taksë për cdo televizor – propozon BEQA.
Pra i bie që n.q.s se Rama të del në dy apo shtatë televizorë duhet ta paguash dyfish apo shtatëfish, se është fat i madh ky!!!?
Pastaj më vonë prit kur të na nxjerrin dhe taksë për lavatriçe, apo për frigorifer.
Sepse këta janë ftohur mu në….atje ku thotë populli.
Po taksa e RTSH nuk është taksë televizori o korrupsioni!
Është taksë për shërbimin publik që ofron RTSH publik, për sinjalin.
Apo rrini e rrini ju e i fusni ndonjë taksë, me sloganin:
“Hajt më, se mbajnë këta”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here