Vlahutin: Shqipëria model në rajon për reformën në drejtësi, si e shohin vendet e rajonit

0
421

Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, paraqiti sot progres-raportin e Komisionit Europian në Komisionin e Integrimit, ku theksoi se, “Raporti vlerëson se Shqipëria ka ecur në mënyrë të konsiderueshme në zbatimin e reformës në drejtësi”.

 

 

“Një numër vendesh në rajon po e shqyrtojnë atë dhe duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Të shohim nëse Shqipëria do të shërbejë si model. Është e rëndësishme që ky model reforme të jetë i qëndrueshëm. Është thelbësore që ky proces të jetë me një ritëm të qëndrueshëm. Duhet të kemi përparime në vetting, institucionet gjyqësore të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kemi të gjitha elementet e nevojshme për një zbatim të shpejtë”, tha ajo.

Vlahutin deklaroi se raporti e sheh ecurinë në dy plane. “E para ecuria në raport me veten, ku Shqipëria ka pasur një ecuri të mirë në disa fusha. Ky është objektivi që përpiqet të shohë se në çfarë pozite është vendi në raport me anëtarësimin në BE. Pra përpiqet të vlerësojë sesa punë i mbetet vendit të bëjë për anëtarësimin në BE.

Po ashtu shtoi ajo, “të gjitha hapat e mëtejshme do të kërkojnë edhe më tepër konsensus, jo vetëm me fjalë, por dhe në veprime dhe në punën e përbashkët drejt progresit. Njohuritë, kapacitetet, aftësitë, janë të rëndësishme, por ajo që ka më shumë rendësi është vullneti politik. Reformat më të rëndësishme pa vullnet politik nuk mund të kalojnë.

“Është e dukshme që polarizimi politik mund të tejkalohet kur ka një moment kritik që kërkon përgjegjësi maksimale nga udhëheqësit politike. Marrëveshja e 17 majit është theksuar se mund të jetë model për disa vendet të rajonit që kanë probleme”, tha Vlahutin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here