Dash Shehi:”E ftoj Bashën të bëjë një parti europiane me mendime të ndryshme me korrente”

0
512

“Formula e bashkimit është të pranojmë të ndryshmen”. Kështu është shprehur deputeti i PD Dashamir Shehi  duke thënë se PD duhet të hapë partinë, të lejojë debatet e të bashkojë njerëzit.

“PD do hap fare për korrente të ndryshme politike, do heq gardhi fare. Ta bëjmë front nëse duam të rikthehemi forcë qeverisëse. Debati brenda vetes është i shëndetshëm. Do bërë që tani që në zgjedhje të jenë platformat që bashkojnë njerëzit. Kush ka frikë nga debati s’ka gjë në vijë. Për të hapur një faqe të re i takon Bashës të bëjë një hap të madh, të bëjë revolucionarin, të dali dhe t’u thotë ju keni korrentin tuaj se kjo bashkon, kjo është mënyra për të bërë politikë.

E ftoj Bashën të bëjë një parti europiane me mendime të ndryshme me korrente. Këtë i ftoj të bëjnë në kongres. Kjo e shpëton të djathtën kjo është lëvizje e madhe politike që thyen rregullat e sistemit, pjesa tjetër s’bën gjë”, ka deklaruar Shehi referuar krizës që ka përfshirë partinë e drejtuar nga Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here