Saturday, July 27, 2024
Home Aktualitet Luftë mushkonjave dhe në Lezhë por çuditërisht plazhi i Tales mbetet jashtë

Luftë mushkonjave dhe në Lezhë por çuditërisht plazhi i Tales mbetet jashtë

0
667

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, Ministria e Shëndetësisë vijon dezinsektimin e vatrave të mushkonjave.

Në Lezhë janë dezinsektuar deri tani gati 18 hektarë tokë ndërsa aksioni është përqëndruar në kanale dhe bodrume të vjetra.

Zoje Zefaj: Janë dezinsektuar kryesisht 18 hektarë, 10 hektarë në Shëngjin dhe 8 hektarë në Lezhë. Etapat zhvillohen në varësi të identifikimit të problemeve.

Sipas Drejtorisë së Shendetësisë në Lezhë, aksioni do të zgjasë deri në muajin tetor ndërsa zona turistike e Tales çuditërisht nuk është përfshirë në këtë projekt me argumentin se nuk ka pushues mjaftueshëm.

Deri në përfundim të sezonit turistik, dezinsektimi i vatrave të mushkonjave do të realizohet në 13 etapa.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here