Në prill por Thethi i izoluar nga bora, Berisha publikon mesazhin: I braktisur nga narkoqeveria

0
487

Edhe pse jemi në muajin prill dhe temperaturat janë relativisht të larta, një pjesë e veriut të vendit është ende e bllokuar nga bora.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin dhe fotot e dërguara nga një qytetar, i cili thotë se që prej muajit nëntor janë të izoluar nga bora. Ai bën apel për ndihmë.

STATUSI I BERISHËS
Thethi i braktisur nga narkoqeveria, edhe sot në izolim të plotë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“I nderuar Dr. Berisha,
Ne si banorë të fshatit më të bukur në Shqipëri sot jemi totalisht të izoluar nga bora e dimrit, kjo situatë është që në muajin nëntor. Kjo nuk është dashuri për turizmin por është armiqësi e pastër. Kjo është situata sot në rrugën që lidh Shkodrën me Thethin. Ju lutemi na ndihmoni duke e publikuar sepse as media nuk po e bën më lajm problemin e qytetarëve pa leje.”

Berisha thethi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here