Gjiknuri i pergjigjet deputetes Tabaku:Lexo së paku ligjin për të ditur kompetencat ligjore të ministrive

0
553

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri i është përgjigjur deputetes së PD, Jorida Tabaku e cila akuzoi qeverinë Rama se po largojnë investitorët e huaj , dhe përmendi ministrin Gjiknuri duke thënë se ai hesht megjithëse ka deklaruar për standardin e lartë të investitorëve të huaj.

“Një këshillë miqësore për deputeten Tabaku. Kur të marrësh përsipër të dalësh përpara mediave bëj një sakrificë dhe lexo së paku ligjin për të ditur kompetencat ligjore të ministrive dhe fushën e veprimit”, ka shkruar Gjiknuri në postimin e tij.

Ai shprehet se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë inspekton dhe garanton parametrat e sigurisë teknike dhe cilësisë së produktit që tregtohet dhe nuk trajton apo monitoron aspektet e tregut.

Sipas Gjiknurit çdo veprim spekulativ dhe abuziv në treg, po ndiqet rigorozikisht nga strukturat e specializuara ligjzbatuese, Policia e Shtetit, Tatimet dhe Prokuroria.

Postimi i plotë:

Një këshillë miqësore për deputeten Tabaku. Kur të marrësh përsipër të dalësh përpara mediave bëj një sakrificë dhe lexo së paku ligjin për të ditur kompetencat ligjore të ministrive dhe fushën e veprimit. Përveçse do të zgjerosh njohuritë në fushën e hidrokarbureve do të shmangësh broçkullat si këto të sotmet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë inspekton dhe garanton parametrat e sigurisë teknike dhe cilësisë së produktit që tregtohet dhe nuk trajton apo monitoron aspektet e tregut. Çdo veprim spekulativ dhe abuziv në treg, përfshirë dhe rastin në fjalë duhet dhe jam i bindur se po ndiqet rigorozikisht nga strukturat e specializuara ligjzbatuese, Policia e Shtetit, Tatimet dhe Prokuroria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here