Ai tha se Rama gënjeu pasi është skllav i Saimir Tahirit.
‘Rama bëri mirë që kërkoi të falur, pastaj tha se ato janë media të lira. Domethënë media e Mero Bazës, e Endri Fuigës, e djemve të Arta Dades që hanë kockat e Edi Ramës qenkan media të pavarura. Kjo e detyroi deputetin gjerman që ti thotë se këto janë mediat e tua. Kjo ishte arsyeja pse u pyet për Saimir Tahirin, se pse nuk i hiqet imuniteti. Përgjigja e Edi Ramës ishte mashtrimi më i madh, kur tha se Saimir Tahiri nuk kishte asnjë lloj imunitetit. Kjo e detyroi sërish deputetë e Bundestagut, të cilët i thanë se jo vetëm që nuk i ëhstë hequr imuniteti po po mbrohet. Rama tregoi në Gjermani se ai është skllav i Samir Tahirit. Saimir Tahiri ka përgjegjësi shumë të mëdha, por pa mbështetjen e Ramës ai nuk do të realizonte asgjë nga ato që ka bërë, prandaj ai përdor gjuhën kod të mafies me Ramën’, u shpreh Berisha.