Vasili i nxjerr “gënjeshtrën” Ramës: Thotë shprenzojmë 2% në NATO

0
613

 

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i nxjerr një gënjeshtër kryeministrit të vendit Edi Rama. Sipas tij, kryeministri gënjeu kur tha se shprenzonte 2% të prodhimit të brendshëm bruto vetëm për mbrojtjen në NATO, gjatë një interviste në NTV.

E për të nxjerrë këtë “gënjeshtër” të Ramës siç e quan, deputeti i LSI-së iu referua deklaratës së Sekretarit amerikan të mbrojtjes Mattis, që deklaroi se qëllimi i Shqipërisë ishte ta përmbushte këtë shifër deri në 2024.

STATUSI I PLOTE
Kryeministri “Genjeshtar Global”, thote shpenzojme 2% ne NATO, Mattis thote aferim po e bete ne 2024.

Kryeministri i Shqiperise ka vetem nje merite eshte shnderruar ne nje Genjeshtar Global.

Kryeministri pak dite me pare pa u skuqur fare NTV gjermane deklaron per NATON:

Pyetje: Po në lidhje me shpenzimin e dy përqind të produktit të brendshëm bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?

Edi Rama: Ne tashmë shpenzojmë dy për qind të prodhimit tonë të brendshëm bruto në NATO …

Sekretari amerikan i mbrojtjes Mattis ne takim me ministren e mbrojtjes se Shqiperise Xhaçka ne SHBA ne prill 2018 thote fare qarte:”siç tregon edhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2 për qind të PPB deri në vitin 2024″.

A ka turp ky kryeminister. Mire qe genjeu dynjane e mori spitalin ushtarak, helikopteret e shendetesise, helikopteret e min brendshme shto presh qepe e lakra per te genjyer NATON per buxhetin e mbrojtjes, por edhe tani vazhdon dhe genjen derrçe.
Kryeministri thote shpenzojme 2% Sekretari i Shtetit Mattis thote aferim po i bete 2% ne 2024.
Kryeministri e meriton te quhet Genjeshtar Global,mashtrimet e tij i kaluan tashme dhe oqeanet.
Vasili

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here