Shtohet numri i të rinjve në qendra rehabilitimi për varësinë ndaj rrjeteve sociale

0
620

Rrjetet sociale mund të krijojnë varësi. Nuk është ende një shqetësim i njohur zyrtarisht, por në Amerikë, po marrin masa që tani, shkruan tgcom.

 

 

Gjithnjë e më shumë të rinj janë të stacionuar vazhdimisht në Facebook, Snapchat, Twitter e Instagram.

Rritet gjithnjë e më shumë edhe numri i atyre që futen nëpër qendra rehabilitimi.

Thuajse gjysma e adoleshentëve amerikanë janë të prekur nga kjo sindromë. Bëhet fjalë për djem e vajza që përdorin smartphone-in për 6-7 orë në ditë.

Disa të rinj, të intervistuar nga televizioni amerikan, kanë treguar se ndjejnë stres, ankth, por edhe turp nga përdorimi pa kriter i celularit.

Qendrat e rehabilitimit, sapo nisin terapinë, i lënë të rinjtë pa smartphon-ët e tyre, tabletët dhe internet. Që nga ai moment nisin të ndjekin programe të specializuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here