GJYQTARË E PROKURORË ‘TË DJEGUR’ NGA VETTINGU, NUK DO PUNOJNË DOT AS…

0
851
Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

Një sërë gjyqtarësh e prokurorësh janë larguar tashmë nga sistemi i drejtësisë dhe të lista pritet të bëhet edhe më e madhe.

Por pavarësisht nëse janë dorëhequr për t’i shpëtuar vettingut, apo janë përjashtuar nga KPK, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në këtë kategori nuk do të kenë mundësi të punojnë as si avokatë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia.

“Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu.” tha Maks Haxhia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here