Vasili: Kryeministri i vogël sa një portal dhe bajat si një tepsi. Nuk e ka faqen e zezë por jeshile

0
611

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për tepsinë dhe platformën e bashkëqeverisjes.

Vasili thotë se qeverisja dhe mendimi i kryeministrit ka shterpuar në fjalë me një portal. Sipas tij, kryeministri e hëngri tepsinë dhe tani po i ha dhe llamarinën.

STATUSI I VASILIT
Kryeministri i vogël sa një portal dhe bajat si një tepsi. E gjithë qeverisja dhe i gjithë mendimi i kryeministrit ka shterpuar në fjalë për një portal që mbledh ca ankesa. Kryeministri është tkurrur dhe është bërë i vockël sa një portal.
Kryeministri e hëngri tepsinë të gjithë dhe tani po i ha edhe llamarinën tepsisë. Fjalori i tij prej teneqeje është bajat si tepsia.

Ky kryeministër gojë tepsi e truportal flet edhe për drejtësinë, që do hajë njerëz dhe vettingun, që do presë kokat dhe në fund fare në këtë botë do të jetojë vetëm ky i ndershmi, i pakorruptuari, ky i padroguari, ky që nuk blen vota, ky që nuk e ka gojën hale’, ky që nuk gënjen për NATO-n, ky që nuk pastron paratë e drogës dhe të krimit, ky që nuk gënjen për shëndetësi gratis, përfundimisht ky që nuk e ka faqen e zezë por jeshile si gjethet e kanabisit.

Vasili fb

(m.k/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here