Avokatja e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj deklaron se do të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
“Si avokate mund të them se Xhoxhaj ka bërë deklarim të plotë dhe sipas ligjit për kontrollin e pasurisë. Nuk ka pasur fshehje, deklarim të rremë apo të pasaktë.
Ligji parashikon mjetin e apelimit. Jemi me bindje të plotë që do të kalojë për shkak të performancë së saj” u shpreh avokatja e Altina Xhoxhajt.
Gjyqtarja Altina Xhoxhaj eshte e dyta nga Gjykata Kushtetuese që nuk e kaloi dot vetingun.