Monday, May 13, 2024
Home Aktualitet Liria e shtypit, Meta: Dhunimi e shantazhimi i gazetarëve duhet të marrë...

Liria e shtypit, Meta: Dhunimi e shantazhimi i gazetarëve duhet të marrë fund

0
552

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se koha kur gazetarët dhunohen, kërcënohen dhe shantazhohen duhet të marrë fund.

Në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Meta inkurajoi gazetarët që të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim dhe pa u trembur nga askush.

Në një deklaratë, Presidenti kërkoi që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin tim të plotë me komunitetin e gazetarëve.

Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush.

Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund.

Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.

Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here