Rama bëri ‘llogaridhënie publike’, deputeti i PD: Farsë e vërtetë, i përdor qytetarët për show

0
480

 

Pasi kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në kryeqytet pranë kodrave të liqenit në një takim me qytetarët, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në një status në Facebook, Edmond Spaho, e ka cilësuar “llogaridhënien publike” të Ramës, një farsë të vërtetë.

“Mjaft ti referohesh gjuhes me te cilen foli sot dhe kupton qe e sheh vehten si ne vitin 2013 dhe jo qe qeveris prej pese vitesh, shkruan ai.

Statusi i plote

Rama filloi sot turin e “llogaridhënies publike”. Nje farse e vertete!!! Mjaft ti referohesh gjuhes me te cilen foli sot dhe kupton qe e sheh vehten si ne vitin 2013 dhe jo qe qeveris prej pese vitesh. Rama qytetaret i perdor per show, llogarite e verteta i jep te krimi. Qytetaret i do per vota, sherbimin e ka per oligarket. Qytetaret i do te paguajn taksa per tja dhene me pas miqve dhe financuesve te tij. Droge, krim, korrupsion dhe 0 premtime te mbajtura eshte bilanci 5 vjecar i Edi Rames.

Vetingu?! Aq shum e do Rama sa prokuroren e pergjithshme e zgjodhi pa veting. Drejtesia e Edi Rames eshte mbrojtje per Tahirin, Beqajn, Gjiknurin , Ahmetajn, Dakon, Sejdinin dhe veten e tij dhe ndeshkim politik per kukesianet qe nuk paguajne dot taksen korruptive te rruges se Kombit.

Sa do te perpiqesh Edi Rama nuk i hedh dot me hi syve qytetareve. Protesta ne Kukes, ato te biznesit te vogel, protesta e artisteve, protestat kunder inseneratoreve, ato te naftetareve tregojne qe durimi i qytetareve ka sosur dhe fundi yt po vjen me shpejtesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here