Sa të papunë ka në Shqipëri?

0
653

Në Shqipëri gjatë vitit 2017 kanë qenë të papunë 190 mijë persona. Rezultati ka dalë pas anketave të kryera prej INSTAT mbi tregun e punës.

Përsa i përket nivelit të pagave nënvizohet se është shënuar një thellim i hendekut gjinor, duke bërë që gratë të paguhen 10,5% më pak se meshkujt. Ndërsa këta të fundit shënojnë nivel më të lartë papunësie, me 2 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, paga mesatare në Shqipëri është rreth 49 mijë lekë, duke pësuar një rritje me 11% krahasuar kjo me vitin 2016. Rritje e ndikuar në administratë pasi në privat nuk ka pasur ndryshime. Rezulton se 30 për qind e punonjësve marrin pagën minimale të përcaktuar nga qeveria.

Dy sektorët që kanë peshën më të madhe të të punësuarve janë bujqësia dhe shërbimet. Në bazë të qarqeve me shkallë papunësie më të lartë janë Vlora  dhe Tirana. Shkalla zyrtare e papunësisë, është 13,7 % dhe shënon një ulje me 1,5 pikë përqindje krahasuar me vitin 2016.

 

Të dhënat janë publikuar nga INSTAT vetëm një ditë pas mbylljes së Panairit të Punës të hapur në kryeqytet, ku u deklaruan se 3 mijë vende të lira pune, kurse në rang kombëtar janë 7 mijë pozicione të lira.

Tregu i punës
Të papunë 190 mijë
Të punësuar 1.195 mijë

Niveli i Pagave
Paga mesatare 2017 48.967 lekë
Paga mesatare 2016 45.845 lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here